
Retinoli, çfarë është dhe si përdoret?
Ndaje me miqte
Retinoli është një formë e vitaminës A, një përbërës aktiv që përdoret shpesh në produktet e kujdesit të lëkurës për të trajtuar plakjen e lëkurës, aknet dhe probleme të tjera të lëkurës.
Ai është një nga përbërësit më të studiuar dhe efektiv për përmirësimin e cilësisë së lëkurës.
Cilat janë efektet e retinolit?
Retinoli ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit, një proteinë thelbësore që e bën lëkurën më të fortë dhe elastike.
Ai gjithashtu përshpejton procesin e rigjenerimit të qelizave të lëkurës, duke ndihmuar në heqjen e qelizave të vdekura dhe në promovimin e qelizave të reja dhe të shëndetshme.
Për këtë arsye, retinoli mund të ndihmojë në reduktimin e rrudhave, linjave të holla, njollave të errëta dhe në trajtimin e akneve.
Si dhe kur duhet të përdoret Retinoli?
1.Filloni ngadalë: Nëse jeni fillestare, është e rëndësishme të filloni me një përqindje të ulët (p.sh. 0.25%-0.5%) për t’i dhënë kohë lëkurës të përshtatet.
Mund të filloni me Serumin Retinol Reboot një ose dy herë në javë dhe gradualisht të rrisni frekuencën sipas tolerancës së lëkurës.
2.Përdoreni në mbrëmje: Nëse jeni fillestarë retinoli duhet të përdoret gjatë natës pasi është i ndjeshëm ndaj dritës së diellit dhe mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga rrezatimi UV.
Pasi lëkura juaj të jetë mësuar mund ta përdorni edhe gjatë ditës duke e pasuar me mbrojtës SPF 30+ dhe të rrisni përqindjen e tij gradualisht,
Krem dite Retinol Reboot SPF30
3.Pastrimi dhe hidratimi: Pas pastrimit të fytyrës, prisni që lëkura të jetë plotësisht e thatë përpara se të aplikoni retinolin.
Pas aplikimit, mund të vendosni një krem hidratues për të shmangur tharjen dhe irritimin (efekt normal i retinolit).
Nëse keni lëkurë tepër të ndjeshme duhet të vendosni krem hidratues edhe para edhe pas retinolit. Hidratues në trajtë xheli Hydro Cloud - Çdo tip lëkure 50ml
4.Sasia: Përdorni vetëm një sasi të vogël (sa një kokërr bizele), pasi kjo është më se e mjaftueshme për të mbuluar gjithë fytyrën.
5.Krem mbrojtës kundër diellit: Është e domosdoshme të përdorni krem mbrojtës SPF 30+ gjatë ditës pasi retinoli mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit.
Dalily Sunscreen SPF50 me ngjyrë
Në disa raste kur retinoli duhet të shmanget
- Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji: Retinoli nuk rekomandohet pasi mund të ketë rreziqe për zhvillimin e fetusit. Gjatë kësaj periudhe zgjidhni linjën Brightening Vitamine C
- Lëkurë shumë e ndjeshme ose e irrituar: Nëse lëkura është shumë e thatë, me ekzemë apo rosacea, duhet të jeni të kujdesshëm dhe ndoshta të zgjidhni përbërës më të butë si retinoidet më të lehta ose produkte alternative si bakuchiol.
- Kombinimi me produkte të tjera të forta: Duhet të shmangni kombinimin e retinolit me përbërës të tjerë irritues si acide eksfoliante (AHAs/BHAs) në të njëjtën rutinë, përveç nëse jeni përdoruese e avancuar dhe lëkura juaj është mësuar.
Këshilla shtesë për fillestarët:
- Durimi është kyç: Mund të duhen disa javë deri në disa muaj për të parë rezultate të dukshme, kështu që është e rëndësishme të jeni të duruar dhe të mos e ndërprisni përdorimin.
- Efektet anësore të mundshme: Është normale të ndieni pak tharje, skuqje ose rrjepje të lëkurës në fillim, por nëse këto simptoma vazhdojnë, mund të jetë e nevojshme të reduktoni frekuencën e përdorimit ose të konsultoheni me një dermatolog.
Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ose keni nevojë për sugjerime produktesh specifike me retinol, na kontaktoni në whatsapp dhe do të gjejmë sëbashku produktet më të përshtatshme për lëkurën dhe rutinën tuaj.
Kujdesuni për veten!
Ju përqafoj!