Lëkurë e Thatë? Mjaft u torturove, eja merr zgjidhjen!

Lëkurë e Thatë? Mjaft u torturove, eja merr zgjidhjen!

Përbërësit aktivë që të duhen dhe rutina ideale 

Mirëseerdhe bukuroshe! 😊

Si po të shkon dita sot?

Të solli në ditarin tonë lekura jote apo jo?! Është kaq e thatë sa ndjen tërheqje dhe pickime vazhdimisht?

Merr frymë!!!

Kam përgatitur për ty përbërësit aktivë që do të ta mbajnë lëkurën të hidratuar, të qetë dhe të butë si një bebe.

Nga sot e tutje mos kërko më emrin e firmës apo të produktit por kërko këta përbërës aktivë në produktet që do zgjedhësh të përdorësh:

1.Acidi Hialuronik

Pse? Sepse është një humektant i fuqishëm që mbërthen lagështirën në lëkurë, duke e mbajtur atë të butë dhe të hidratuar. Ai të mbajë deri në 1000 herë peshën e tij në ujë!

Si ta përdorësh? Zgjidh serume ose hidratues që përmbajnë acid hialuronik. Aplikojeni në lëkurë të lagësht për të maksimizuar efektin e tij hidratues.

2.Ceramidet

Pse? Sepse janë lipide që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojnë nga faktorët e stresit mjedisor, gjë që është thelbësore në një klimë mesdhetare me ekspozim ndaj diellit dhe lagështi të ndryshueshme.

Si ta përdorësh? Zgjidh kremra hidratues që përmbajnë ceramide për të rivendosur dhe forcuar barrierën e lëkurës.

3.Glicerina

Pse? Sespe është një tjetër humektant i shkëlqyer që tërheq lagështinë, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar pa e irrituar.

Si ta përdorësh? Është përbërës që gjendet shpesh në larës dhe kremra, është i përkryer për të ruajtur hidratimin e lëkurës së thatë.

4.Squalane

Pse? Sepse është një vaj i lehtë që imiton sebumin natyral të lëkurës. Hidraton pa lënë ndjesi të yndyrshme. I përkryer për lëkurë të thatë.

Si ta përdorësh? Apliko disa pika vaji squalane pas serumit ose përzieje me hidratuesin tënd.

5.Niacinamidi (Vitamina B3)

Pse? Sepse përmirëson funksionin e barrierës së lëkurës, redukton skuqjen dhe minimizon poret. Ka gjithashtu veti anti-inflamatore.

Si ta përdorësh? Shto serume ose kremra me 2-5% niacinamide në rutinën tënde të mëngjesit ose të mbrëmjes.

6.Panthenol (Pro-Vitamina B5)

Pse? Sepse ka efekt hidratues, qetësues dhe përmirëson funksionin e barrierës së lëkurës, ideal për lëkurë të irrituar siç ka tendencë të jetë lëkura e thatë.

Si ta përdorësh? E gjen në shumë hidratues, kremra dhe maska për lëkurë të ndjeshme ose të thatë.

7.Acidet Yndyrore (si, Omega-3, Omega-6)

Pse? Sepse rimbushin barrierën lipidike të lëkurës, parandalojnë humbjen e lagështisë dhe ushqejnë lëkurën e thatë.

Si ta përdorësh? Përdor për fytyrën vajra ose serume me acide yndyrore, sidomos gjatë natës për ta riparuar dhe ushqyer.

8.Acidi Laktik

Pse? Sepse eksfolion në mënyrë të butë qelizat e vdekura të lëkurës gjithë duke hidratuar dhe përmirësuar strukturën e lëkurës.

Si ta përdorësh? Përdore në përqendrime të ulëta (5-10%) në një tonik ose serum një ose dy herë në javë.

9.Aloe Vera

Pse? Sespe qetëson dhe hidraton lëkurën e thatë dhe të irrituar me antioksidantët dhe vitaminat që përmban natyralisht.

Si ta përdorësh? Zgjidh hidratues ose kremra në trajtë xheli me përmbajtje të lartë të aloe verës për efekt hidratues dhe qetësues të mënjëhershëm.

10.Gjalpi i Sheas

Pse? Sepse është një hidratues i pasur që mbërthen lagështinë, duke ndërtuar një barrierë mbrojtëse për lëkurën.

Si ta përdorësh? Zgjidh kremra fytyre ose trupi me gjalp shea, sidomos gjatë muajve të ftohtë ose kur lëkura është shumë e thatë.

Rutina ideale për ty

Më poshtë do të gjesh rutinën që do ishte IDEALE por ti ndjehu e lirë të zgjedhësh ata hapa që i duhen patjetër lëkurës tënde.

Pastaj, nëse ke kohë dhe mundësi ti bësh të gjitha, jepiii !!!!

Kjo rutinë ka në fokus hidratimin e balancuar, mbrojtjen nga dielli dhe nga  agresorët mjedisorë.

Për çdo hap, po të tregoj pse është i rëndësishëm dhe cilët janë përbërësit kryesorë që duhet të kërkosh në produktet e tua.

NË MËNGJES

1.Pastrues i Butë

Pse duhet bërë?  Sepse pastrimi i lëkurës do të largojë papastërtitë e grumbulluara gjatë natës dhe do ta përgatisë lëkurën për të përthithur produktet që do pasojnë.

Një pastrues i butë, nuk do të ta lërë lëkurën të thatë mbas larjes.

Përbërësit aktivë: Kërkoni pastrues me glicerinë ose aloe vera për ti thënë lëkurës butësi dhe për ta hidratuar njekohesisht.

Larës për ty Hydro Cloud Cleanser

Si ta përdorësh? Masazhoje në lëkurë të lagur dhe shpëlaje me ujë të vakët.

2.Serum Hidratues

Pse duhet bërë? Sespe ai ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe e përgatit lëkurën për aplikimin e kremit hidratues.

Ai depërton më thellë në lëkurë për të garanton një hidratim intensiv.

Përbërësit aktivë: Acid hialuronik për të tërhequr dhe mbajtur lagështinë në lëkurë

Serumi për ty Hydro Cloud Serum

Si ta përdorësh? Apliko disa pika në gjithë fytyrën dhe masazhoje butësisht.

3.Krem Hidratues

Pse duhet bërë? Sepse kremi hidratues mbërthen lagështinë dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e mbajtur atë të ushqyer,  të mbrojtur dhe të qetë gjatë gjithë ditës

Përbërësit aktivë: Kërko hidratues me ceramide dhe lipide për të ruajtur lagështinë dhe për t’u mbrojtur nga faktorët e jashtëm mjdisorë.

Krem për ty Xhel Ujor Hydro Cloud

Si ta përdorësh? Aplikoje në fytyrë dhe qafë pas serumit.

4.Krem Dielli

Pse duhet bërë? Sepse mbrojtja nga dielli është thelbësore për të parandaluar dëmtimet nga rrezet UV, të cilat mund të shkaktojnë njolla të errëta, plakje të parakohshme, dhe kancer të lëkurës. 

Përbërësit aktive:  Zgjidhni një krem dielli me oksid zinku ose dioksid titani për mbrojtje me spektër të gjerë pa bllokuar poret. 

Krem dielli për ty Daily Sunscreen Tinted Dry Skin

Si ta përdorësh? Aplikoje në të gjithë fytyrën, çdo ditë, 15 minuta para ekspozimit në diell dhe çdo dy orë gjatë ditës.

NË MBRËMJE

1.Pastrim i Dyfishtë

 Pse duhet bërë? Sepse heq make-up-in, kremin e diellit dhe papastërtitë më të thella që mund të jenë grumbulluar gjatë ditës.

Ky hap është i rëndësishëm për të pastruar poret në thellësi dhe për të parandaluar akumulimin e yndyrës. 

Përbërësit aktivë: Filloni me një vaj pastrues me vaj argani ose vaj jojoba për të shpërbërë papastërtitë e grumbulluara, pasojeni me pastruesin e mëngjesit. 

Si ta përdorësh? Apliko vajin në lëkurë të thatë, pastaj pastruesin e mëngjesit në lëkurë të lagur.

2.Serum ushqyes

 Pse duhet bërë? Sepse ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës gjatë natës, duke ndihmuar në qetësimin e saj pas ekspozimit ndaj faktorëve të dëmshëm mjedisorë gjatë ditës

Përbërësit aktivë: Niacinamide për përmirësimin e funksionit të barrierës së lëkurës dhe reduktimin e skuqjes.

Serum për ty Brightening Vitamine C

Si ta përdorësh?  Masazhoje mbi lëkurë të pastër, shmang zonën rreth syve.

3.Hidratues për natën

 Pse duhet bërë? Sepse është krem ushqyes dhe ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe rigjenerimin e  lëkurës gjatë gjumit. 

Përbërësit aktivë: Hidratues me gjalp shea dhe panthenol për qetësim dhe hidratim të thellë të lëkurës gjatë natës.

Për ty Krem Xhel Brightening Vitamine C

Si ta përdorësh?  Aplikoje mbas serumit dhe masazhoje derisa të përthithet.

Hapa shtesë 1-2 herë në javë:

Maskë Hidratuese 

Pse? Sepse maskat hidratuese janë një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar hidratim të thellë dhe për të ndihmuar lëkurën të duket më e freskët dhe më e shëndetshme.

Përbërësit aktivë: Acidi laktik për të eksfoluar lehtësisht dhe për të dhënë hidratim të menjëhershëm.

Për ty Brightening Boom Sheet Mask

Kjo rutinë e përditshme do të të ndihmojë ta mbash lëkurën tënde të hidratuar, të mbrojtur dhe të ushqyer, duke i dhënë njëkohësisht edhe një shkëlqim të shëndetshëm.

Përkujdesje të mbarë!

Të përqafoj!

Kthehu tek Ditari