Si të Ndihmoni Fëmijën tuaj Adoleshent me Lëkurën me Akne: Këshilla për Prindërit

Si të Ndihmoni Fëmijën tuaj Adoleshent me Lëkurën me Akne: Këshilla për Prindërit

Kur fëmija juaj në moshë puberteti apo adoleshence përballet me akne, kjo mund të ndikojë jo vetëm në pamjen e tij, por edhe në vetëvlerësimin dhe shëndetin emocional.

Aknet gjatë adoleshencës janë të zakonshme dhe vijnë si pasojë e ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë kësaj faze të jetës.

Si prindër, është e rëndësishme të dini se si të ndihmoni fëmijët tuaj të përballen me aknet në mënyrë efektive, duke zgjedhur një rutinë të shëndetshme për kujdesin e lëkurës dhe duke i ndihmuar për vetëbesimin e tyre. 

Në këtë faqe ditari, do t'ju japim disa këshilla praktike se si mund të mbështesni fëmijën tuaj në kujdesin për lëkurën e tij, të shqyrtojmë llojet e ndryshme të akneve, dhe si të trajtohen ato në mosha të ndryshme dhe lloje të ndryshme të lëkurës. 

1.Pse Adoleshentët Kanë Akne?

Gjatë pubertetit, trupi i adoleshentëve përjeton rritje të niveleve të hormoneve si androgenët, të cilët stimulojnë prodhimin e tepërt të yndyrës (sebum).

Kjo yndyrë nëse nuk pastrohet siç duhet do të bllokojë poret dhe do të krijojë kushte të favorshme për formimin e akneve.

Përveç faktorëve hormonalë, aknet mund të përkeqësohen nga faktorët mjedisorë si papastërtia, djersa, dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo të përshtatshme.

 2.Llojet e Akneve Tek Adoleshentët 

  1. Pikat e Zeza: Janë pore të bllokuara që mbeten të hapura në sipërfaqe dhe marrin ngjyrë të zezë për shkak të ekspozimit ndaj ajrit (oksidimit).
  2. Pikat e Bardha: Janë pore të bllokuara që mbeten të mbyllura, duke krijuar gunga të bardha të vogla nën sipërfaqen e lëkurës.
  3. Puçrrat: Janë gunga të inflamuara dhe të mbushura me qelb që ndodhin kur bakteret përhapen në pore të bllokuara.
  4. Aknet Cistike: Janë akne të thella dhe të dhimbshme që zhvillohen nën sipërfaqen e lëkurës. Ato janë lloji më i vështirë i akneve dhe mund të lënë shenja në lëkurë.

 Këshilla për Prindërit

1.Krijoni një Rutinë të Thjeshtë dhe të Rregullt të Kujdesit për Lëkurën e Fëmijës suaj

Adoleshentët nuk kanë nevojë për një rutinë komplekse të kujdesit për lëkurën, por një qasje e thjeshtë dhe e qëndrueshme është çelësi për rezultate të mira.

Këshillohen këto hapa:

-Pastrim i Butë Dy Herë në Ditë: Inkurajoni fëmijën tuaj të pastrojë fytyrën dy herë në ditë (mëngjes dhe mbrëmje) me një pastrues të butë për lëkurën me akne.

Kërkoni një larës që përmban acid salicilik ose undecylenoyl glycine, që ndihmojnë në hapjen e poreve dhe luftimin e baktereve që shaktojnë akne.

Larës i përshtatshëm për ty: Blemish Cleansing Foam

-Mos e Teproni me Pastrimin: Pastrimi i tepërt mund të irritojë lëkurën dhe të përkeqësojë aknet.

Dy herë në ditë është e mjaftueshme.

2.Përdorni Produkte të Përshtatshme për Moshën dhe Llojin e Lëkurës

Sigurohuni që produktet që fëmija juaj përdor janë të përshtatshme për lëkurën e tij të ndjeshme. Shmangni produkte që përmbajnë alkool të fortë ose përbërës irritues.

Zgjidhni produkte jo-komedogjenike, që nuk bllokojnë poret dhe janë më të përshtatshme për lëkurën me tendencë për akne.

 

3.Kujtojini Rregullisht të Mos Shtrydhin Aknet

Fëmijët shpesh përpiqen të shtrydhin puçrrat, gjë që mund të çojë në infeksione dhe në mbetjen e shenjave në lëkurën e tyre delikate.

Edukoni adoleshentin tuaj ta shmangë këtë veprim, pasi mund të përkeqësojë aknet dhe të lërë shenja të përhershme.

4.Mbani Lëkurën të Hidratuar

Një gabim i zakonshëm është që adoleshentët përpiqen të “thajnë” aknet duke mos përdorur hidratues.

Edhe lëkura me akne ka nevojë për hidratim. Sugjeroni një hidratues të lehtë, pa përmbajtje vajore, që përmban përbërës hidratues si acidi hialuronik.

Produktet hidratuese ndihmojnë në mbajtjen e një barriere të shëndetshme të lëkurës dhe parandalojnë prodhimin e tepërt të yndyrës.

Hidratues i prshtatshëm: Blemish Control Water Gel

5.Mbani nën kontroll Dietën dhe Stresin e Fëmijës

Edhe pse ushqimi nuk është gjithmonë shkak kryesor i akneve, disa ushqime si qumështi, ushqimet me sheqer dhe karbohidratet e rafinuara mund të përkeqësojnë aknet tek disa adoleshentë.

Sugjeroni një dietë të pasur me fruta, perime dhe ushqime që përmbajnë acide yndyrore omega-3, që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të lëkurës

Gjithashtu, stresi mund të luajë një rol të madh në përkeqësimin e akneve. Ndihmoni fëmijën tuaj të menaxhojë stresin përmes aktiviteteve si sporti, meditimi, apo hobi të tjerë që atij i pëlqejnë.

6.Bëni një Vizitë te Dermatologu në Raste të Rënda Aknesh

Nëse aknet janë të shumta, të mëdha, të dhimbshme, apo nuk përmirësohen me kujdesin bazë të lëkurës, mund të jetë koha për të parë një dermatolog.

Dermatologu mund të përshkruajë trajtime më të forta, si retinoide apo antibiotikë, që ndihmojnë në trajtimin e akneve më të përparuara.

Këshilla për Lloje të Ndryshme Aknesh

1.Pikat e Zeza dhe të Bardha

- Këto janë format më të lehta të akneve dhe trajtohen lehtë me një larës të përshtatshëm. Eksfolimi i butë dy herë në javë mund të ndihmojë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe parandalimin e bllokimit të poreve.

2.Puçrrat

- Për puçrrat, përdorni produkte efektivë në uljen e inflamacionit dhe luftimin e baktereve. Kujdesuni që fëmija të mos i prekë apo shtrydhë puçrrat për të shmangur infeksionin dhe shenjat.

 3.Aknet Cistike

- Këto janë më të rënda dhe kërkojnë trajtim dermatologjik. Mund të përfshijnë ilaçe me recetë si antibiotikë ose isotretinoinë, një ilaç më i fortë që përdoret për aknet shumë të rënda por ka jo pak efekte anësore dhe duhet marrë nën mbikëqyrjen e afërt të një mjkeu specialist.

Mbështetja Emocionale për Adoleshentët me Akne 

Mos harroni se për adoleshentët, pamja e jashtme ka një ndikim të madh në vetëvlerësimin a tyre.

Ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë se aknet janë të zakonshme dhe kalimtare, dhe se kujdesi i rregullt mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës me kalimin e kohës.

Komunikimi i hapur dhe mbështetja emocionale janë po aq të rëndësishme sa trajtimi i duhur i lëkurës.

 Për ta mbyllur…

Ndihma për fëmijën tuaj në përballjen me aknet nuk është vetëm një çështje fizike, por edhe një çështje e mirëqenies emocionale dhe psikologjike.

Mund ti ndihmoni duke krijuar një rutinë të thjeshtë të kujdesit për lëkurën, duke sugjeruar produkte të përshtatshme dhe duke ofruar mbështetje emocionale në çdo hap.

Aknet nuk janë të përhershme dhe me përkujdesje të vazhdueshme dhe mbështetje, fëmija juaj mund të arrijë një lëkurë më të pastër dhe të shëndetshme. 

 Shihemi në faqen e radhës!

 Deri atëherë kujdesuni për fëmijet pa harruar veten tuaj!

Kthehu tek Ditari