Kalo tek të dhënat e produktit
1 nga 5

youthlab

Serumi për Sy Retinol Reboot 15ml

Serumi për Sy Retinol Reboot 15ml

Çmimi normal 5,450.00 Lek
Çmimi normal Çmimi i shitjes 5,450.00 Lek
Ofertë Shitur
Transporti i llogaritur në arkë.

Serum intensiv rigjenerues për sytë

Redukton linjat e imëta, rrudhat dhe “këmbët e sorrës”, tërheq dhe hidraton. Me një aplikim 360° i jep shkëlqim gjithë zonës së syve, përfshirë edhe qepallat.

Përshkrim

Serumi për Sy Retinol Reboot është një serum intensiv rigjenerues për sytë me vitaminë A të gjeneratës së re.

Redukton linjat e imëta, rrudhat dhe “këmbët e sorrës”, tërheq dhe hidraton, me një aplikim 360° i jep shkëlqim gjithë zonës së syve, përfshirë edhe qepallat.

I disponueshëm në një paketim premium, hermetik! Me zgjedhjen e paketimit hermetik ne kemi shmangur kontaminimin, çhidratimin dhe oksidimin e kremit, nga kontakti me ajërin dhe me duart.

YOUTH LAB ka krijuar Linjën “Retinol Reboot”, një linjë produktesh inovative, tejet efikase, me vitaminë A të gjeneratës së re, e cila energjizon funksionet qelizore që pakësohen me kalimin e kohës dhe “kujton” qelizat të sillen si kur ishin të reja dhe të shëndetshme.

Kjo linjë përshpejton shkallën e metabolizmit qelizor për rigjenerim të shpejtë të tyre dhe rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke rregulluar prodhimin e sebumit dhe duke dhënë një efekt antibakterial. Gradualisht, falë veprimit të saj kumulativ, linjat e holla dhe rrudhat zbuten dhe lëkura rigjen pamjen e saj të shndritshme, të shëndetshme, pa irritime apo thatësi.

Një trajtim intensiv, rigjenerues, që kombinon serumin e avancuar Retinol Reboot për fytyrën, kremin e natës Retinol Reboot dhe serumin intensiv për sy Retinol Reboot, me efekt të lartë rigjenerues.

Të gjitha produktet e linjës janë: Të testuara dermatologjikisht, jo komedogjene, pa paraben, pa gluten dhe të patestuara në kafshë, të përshtatshme për veganët.

Këshillohet për

  • Linja të holla dhe rrudha
  • Këmbët e sorrës
  • Mungesë qëndrueshmërie
  • Llëkurë të varur
  • Ton jo i njëtrajtshëm i lëkurës

Përbërës Aktivë

  • Ester i Acidit Retinoik HPR i patentuar, i cili vepron në zemër të qelizave pa shkaktuar irritime, efekt për të cilin njihet acidi retinoik. Lloj i gjeneratës së re të vitaminës A, shënjestron menjëherë rigjenerimin e qelizave pasi nuk ka asnjë ndërhyrje të ndërmjetme në fazën e molekulës fillestare, siç ndodh me retinolin. I përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme, si zona e syve. Rezultati? Linja dhe rrudha më të lëmuara, lëkurë më e tërhequr, pamje më e re dhe më e shplodhur
  • Meadowfoam Delta Lactone, e cila hidraton ndërkohë që qëtëson irritimet nga agjentët agresivë.
  • Ekstrakt Swertia Chirata, i cili përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe rrit elasticitetin e lëkurës.
  • Fosfolipide, përbërës natyralë që gjenden në qelizat e lëkurës, synojnë të rivendosin nivelet e nevojshme të lipideve dhe lagështisë; kur kombinohen me retinoidet, ato nxisin depërtimin e këtyre të fundit.

Si përdoret?

Aplikojeni çdo natë me gishtin e unazës në lëkurë të pastër në zonën më të gjerë të syve dhe në qepallën e lëvizshme.

Nëse aplikohet gjatë ditës, atëherë përdorni një krem ​​me faktor të lartë mbrojtës nga dielli, të përshtatshëm për zonën e syve.

Studimi oftalmologjik dhe dermatologjik nuk ka treguar irritim për:

Sytë e prirur ndaj irritimeve
Përdoruesit e lenteve të kontaktit
Mos e aplikoni në lëkurë të ndjeshme ose të dëmtuar dhe shmangni zonën e syve, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.


Këshillohet të bëhet një test përpara përdorimit: Aplikojeni produktin sipas udhëzimeve në një zonë të vogël, në pjesën e sipërme brenda parakrahut, për të testuar nëse jeni të ndjeshëm ndaj këtij produkti. Nëse keni irritime, shpëlajeni butësisht, ndërprisni përdorimin dhe këshillohuni menjëherë me një mjek.

Përbërësit

Aqua, Glycerin, Propanediol, Meadowfoam Delta-Lactone, Ethyl Oleate, Diisopropyl Adipate, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Synthetic Fluorphlogopite, Isopropyl Palmitate, Hydroxypinacolone Retinoate, Trehalose, Urea, Serine, Pentylene Glycol, Glyceryl Polyacrylate, Algin, Caprylyl Glycol, Sodium Hyaluronate, Pullulan, Disodium Phosphate, Potassium Phosphate, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Hyaluronic Acid, Epilobium Angustifolium Flower/Leaf/Stem Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Panthenol, Dunaliella Salina Extract, Swertia Chirata Extract, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Pentylene Glycol, Glycerin, Butyrospermum Parkii Butter, Squalane, Sodium Metabisulfite, Parfum, Chlorphenesin, Microcrystalline Cellulose, Cellulose Gum, Xanthan Gum, Lecithin, Phenoxyethanol, Citric Acid, Sodium Benzoate, Ethylhexylglycerin, Potassium Sorbate, Pantolactone, Benzyl Salicylate, Hexyl Cinnamal, Limonene, Linalool, Titanium Dioxide (CI 77891).

Mënyrat e pagesës

Mënyra e pagese

Pagesë në dorëzim

Pagesa e porosisë i bëhet postierit në momentin e dorëzimit në adresën e blerësit. Blerësi do të paguajë vlerën e porosisë me para në dorë. Kostoja e transportit është:

- Tiranë FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Tiranë 100 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Tiranë 200 Lek
për porosi me vlere deri ne 2999 Lek

- Rrethe FALAS
për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Rrethe 150 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Rrethe 300 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek

- Kosovë FALAS për porosi me vlere mbi 12000 Lek  
- Kosovë 350 Lek për porosi me vlere nga 6000 Lek - 11999 Lek
- Kosovë 700
Lek për porosi me vlere deri ne 5999 Lek

- Maqedoni FALAS për porosi me vlere mbi 14000 Lek  
- Maqedoni 500 Lek për porosi me vlere nga 7000 Lek - 13999 Lek
- Maqedoni 1000 Lek
për porosi me vlere deri ne 6999 Lek 

(Pagesa në dorëzim është e vlefshme për gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë).

POLITIKA E DËRGIMIT
Metodat e dorëzimit

Porositë e blerjeve dërgohen ekskluzivisht me korrier. Me të përfunduar porosinë e blerjes, Përdoruesi zgjedh adresën postare në të cilën dëshiron të dërgohet porosia, në seksionin “ADRESA E DËRGIMIT”.

Pasi të përfundojë porosia e blerjes, klientit do t'i dërgohet automatikisht një email me detajet e porosisë së tij.

Është e mundur të dërgohen porosi jashtë Shqipërisë.

Kostot e transportit për porositë e blerjeve.

Transporti falas:
Për porositë me një vlerë totale prej 6000 Lek ose më shumë (në Shqipëri) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.

Për porositë me një vlerë totale prej 12000 Lek ose më shumë (në Kosovë) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.

Për porositë me një vlerë totale prej 14000 Lek ose më shumë (në Maqedoni) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.

Shfaq të gjitha detajet