youthlab
Maska Pastruese Radiance - Çdo Tip Lëkure 50ml
Maska Pastruese Radiance - Çdo Tip Lëkure 50ml
Mundësia e tërheqjes nuk mund të ngarkohej
Maskë për pastrim të thellë që rigjallëron lëkurën dhe zvogëlon poret.
Një maskë kremoze e cila do freskojë lëkurën tuaj në vetëm 10 deri në 15 minuta! Ofron pastrim të thellë dhe eksfolim të butë duke aktivizuar ripërtëritjen e qelizave.
Përshkrim
Përshkrim
Maskë për pastrim të thellë që rigjallëron lëkurën dhe zvogëlon poret.
Maska Pastruese Radiance është një maskë kremoze e cila freskon lëkurën tuaj në vetëm 10 deri në 15 minuta!
Ofron pastrim të thellë dhe eksfolim të butë duke aktivizuar ripërtëritjen e qelizave. Ajo largon papastërtitë, vajin dhe toksinat të cilat bllokojnë poret duke e lënë lëkurën tuaj të lëmuar dhe plot jetë. Ajo ekuilibron prodhimin e sebumit, zvogëlon poret e zmadhuara dhe parandalon shpërthimet e akneve.
E përshtatshme për çdo tip lëkure edhe për ato më të ndjeshmet.
I testuar dermatologjikisht. Pa parabene, pa sulfate dhe pa gluten.
Këshillohet për
Këshillohet për
- Vaj i tepërt dhe shpërthime të herëpashershme
- Pika të bardha dhe të zeza
- Pore të bllokuara dhe lëkurë e prirur për akne
- Hiperkeratozë
Përbërës Aktivë
Përbërës Aktivë
- Ekstrakti i bimës Wintergreen: ofron një peeling delikat duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe duke i dhënë shkëlqim natyral.
- Acidi glikolik: stimulon qarkullimin e qelizave epidermale duke favorizuar një pamje më të lëmuar dhe më të shndritshme të lëkurës.
- Zinku PCA: ka një veprim rregullues të sebumit, ndërkohë që nxit rigjenerimin e qelizave.
- Ekstrakti i kërpudhës Fomes Officinalis: i pasur me acid agarik, zvogëlon poret e zmadhuara, hidraton dhe zbut teksturën e lëkurës.
- Kaolini: thith vajin e tepërt, largon pikat e zeza dhe të bardha.
- Epilobium Angustifolium: kontribuon në rregullimin e lëkurës së yndyrshme duke qetësuar skuqjet e kësaj tipologjie lëkure.
Si përdoret?
Si përdoret?
Pas larjes, aplikojeni në fytyrë dhe qafë duke shmangur zonën e syve. Mbajeni për 10-15 minuta. Për lëkurat e ndjeshme, lëreni produktin më pak minuta. Shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë dhe thajeni pa e fërkuar fytyrën.
Këshillohet të përdoret për lëkurë të kombinuar/të yndyrshme: 1 deri në 2 herë në javë. Për tipet e tjera të lëkurës: sipas nevojës.
Mos e aplikoni në lëkurë të ndjeshme ose të dëmtuar dhe shmangni zonën e syve si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Përpara përdorimit këshillohet të bëni një provë: Aplikojeni produktin sipas udhëzimeve në një zonë të vogël, në pjesën e sipërme brenda parakrahut, për të testuar nëse jeni të ndjeshëm ndaj këtij produkti. Nëse keni irritim, shpëlajeni butësisht, ndërprisni përdorimin dhe këshillohuni menjëherë me një mjek.
Përbërësit
Përbërësit
SLES Free, SLS Free, Silicone Free, Ethanolamine Free, Vegan, Soy Free, Wheat Free, Formaldehyde Free, Mineral Oil Free, Phthalate Free, Pcm and Nitro Musk Compounds Free
Aqua, Kaolin, Glycerin, C12-20 Acid PEG-8 Ester, Magnesium Aluminum Silicate, Glycolic Acid, Titanium Dioxide, Isodecyl Salicylate, C12-13 Alkyl Lactate, Parfum, Butylene Glycol, Gaultheria Procumbens Leaf Extract, Menthyl Lactate, Benzyl Alcohol, Xanthan Gum, Zinc PCA, Sodium Dehydroacetate, Alcohol, Allantoin, Epilobium Angustifolium Leaf Extract, Sodium Hydroxide, Fomes Officinalis Extract, Dehydroacetic Acid, Sodium Phytate, Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Hydrogenated Vegetable Oil, Citrus Aurantifolia Peel Oil Distilled, Geraniol, Linalool, Citronellol, Limonene, Alpha-Isomethyl Ionone.
Mënyrat e pagesës
Mënyrat e pagesës
Mënyra e pagese
Pagesë në dorëzim
Pagesa e porosisë i bëhet postierit në momentin e dorëzimit në adresën e blerësit. Blerësi do të paguajë vlerën e porosisë me para në dorë. Kostoja e transportit është:
- Tiranë FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Tiranë 100 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Tiranë 200 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek
- Rrethe FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Rrethe 150 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Rrethe 300 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek
- Kosovë FALAS për porosi me vlere mbi 12000 Lek
- Kosovë 350 Lek për porosi me vlere nga 6000 Lek - 11999 Lek
- Kosovë 700 Lek për porosi me vlere deri ne 5999 Lek
- Maqedoni FALAS për porosi me vlere mbi 14000 Lek
- Maqedoni 500 Lek për porosi me vlere nga 7000 Lek - 13999 Lek
- Maqedoni 1000 Lek për porosi me vlere deri ne 6999 Lek
(Pagesa në dorëzim është e vlefshme për gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë).
POLITIKA E DËRGIMIT
Metodat e dorëzimit
Porositë e blerjeve dërgohen ekskluzivisht me korrier. Me të përfunduar porosinë e blerjes, Përdoruesi zgjedh adresën postare në të cilën dëshiron të dërgohet porosia, në seksionin “ADRESA E DËRGIMIT”.
Pasi të përfundojë porosia e blerjes, klientit do t'i dërgohet automatikisht një email me detajet e porosisë së tij.
Është e mundur të dërgohen porosi jashtë Shqipërisë.
Kostot e transportit për porositë e blerjeve.
Transporti falas:
Për porositë me një vlerë totale prej 6000 Lek ose më shumë (në Shqipëri) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.
Për porositë me një vlerë totale prej 12000 Lek ose më shumë (në Kosovë) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.
Për porositë me një vlerë totale prej 14000 Lek ose më shumë (në Maqedoni) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.



