youthlab
Maska për sytë Hydra-Gel me Retinol - Zbut linjat e imëta dhe rrudhat, efekt ripërtëritës gjatë natës - 1 Set
Maska për sytë Hydra-Gel me Retinol - Zbut linjat e imëta dhe rrudhat, efekt ripërtëritës gjatë natës - 1 Set
Mundësia e tërheqjes nuk mund të ngarkohej
Maskë për sytë me formulë të përmirësuar, për tërheqje dhe zbutje të menjëhershme të rrudhave të thella.
Maskë me formulë të përmirësuar me përmbjatje retinoli për të rindërtuar zonën e syve gjatë natës. Zbut linjat e imëta dhe rrudhat, tërheq dhe hidraton duke rimëkëmbur tonin dhe teksturën e lëkurës, pa shkaktuar irritime.
Përshkrim
Përshkrim
Maskë me formulë të përmirësuar me përmbjatje retinoli për të rigjeneruar zonën e syve gjatë natës
Zbut linjat e imëta dhe rrudhat, tërheq dhe hidraton duke rimëkëmbur tonin dhe teksturën e lëkurës, pa shkaktuar irritime.
Një formulë e re e përqëndruar, me retinol të gjeneratës së re, që jep një efekt të menjëhershëm lifting dhe një trajtim afatgjatë për shenjat e plakjes rreth syve dhe “këmbëve të sorrës”.
20 minuta mjaftojnë për të “kthyer mbrapsht” shenjat e plakjes!
Maskat për sytë Retinol Reboot Hydra-Gel janë të disponueshme në një kavanoz ekonomik i cili përmban 30 sete dhe një spatul, por edhe në një pako praktike monodozë (1 set maskash), në mënyrë që t'i merrni lehtësisht kudo… edhe gjatë udhëtimeve tuaja të shkurtra!
I testuar dermatologjikisht, pa parabene, pa gluten, pa etanolamine, pa soje dhe grurë, pa formaldehid, pa vaj mineral, pa ftalat, pa nitro myshku.
I përshtatshëm për veganët.
Këshillohet për
Këshillohet për
- Linja të holla dhe thella, rrudha të përhershme
- Lëkurë të varur
- Lëkurë të vrazhdë
- Ton jo i njëtrajtshëm i ngjyrës së lëkurës
Përbërës Aktivë
Përbërës Aktivë
- Retinol: Në formën e tij liposomike për qëndrueshmëri dhe depërtim të thellë në lëkurë. Ai frenon plakjen dhe përmirëson pamjen e lëkurës pas dëmtimit të shkaktuar nga rrezatimi UV. Zbut linjat e holla dhe redukton rrudhat e përhershme, duke rritur prodhimin e kolagjenit, GAG-së dhe elastinës.
- Bakuchiol (Retinol bimor): Me veti kundër-plakjes të ngjashme me Retinolin, nuk shkakton efekte anësore të padëshiruara, ndihmon në reduktimin e thellësisë së rrudhave të krijuara tashmë, ndërkohë që përmirëson strukturën e lëkurës dhe tonin e ngjyrës. Parandalon formimin e rrudhave të reja, duke mbrojtur barrierën epidermale dhe duke ruajtur nivelet e lagështisë. Mbron nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezatimi i diellit, ndërsa -kur kombinohet me Retinol- e stabilizon atë, duke rritur gjithashtu tolerancën e përdorimit të tij.
- Derivati i hidroksiprolinës: Aminoacid i teknologjisë së re, që luan një rol katalitik në sintezën dhe stabilitetin e kolagjenit. Ofron një veprim të plotë pasi mbron elastinën, stimulon prodhimin TIMP (frenues natyralë kundër plakjes) dhe frenon enzimat MMPs (përgjegjëse për procesin e plakjes së lëkurës).
- Acidi Hialuronik: Është një përbërës natyral i lëkurës. Falë aftësisë së tij për të mbajtur sasi të mëdha uji, ai vepron si një agjent hidratues, duke mbushur lëkurën, duke zbutur linjat e holla dhe rrudhat dhe duke rritur elasticitetin e saj.
- Vitamina B3 (ose Niacinamide): Falë veprimit të saj antioksidues dhe anti-inflamator, riparon dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, rikthen shkëlqimin duke reduktuar irritimet dhe lezionet e pigmentuara. Duke mbrojtur barrierën epidermale, ajo kufizon humbjen e ujit, rrit trashësinë e shtresës së korneumit dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.
- Kompleksi Osmolyte: Nxit vetë-shërimin e lëkurës, duke rritur vetitë e saj rigjeneruese dhe riparuese, parandalon dobësimin dhe mungesën e elasticitetit duke zbutur rrudhat e thella. Në të njëjtën kohë, ai kontribuon në reduktimin e humbjes transdermale të ujit dhe ruajtjen e niveleve të lagështisë.
Si përdoret?
Si përdoret?
Përdorni spatulën e përfshirë në paketim për të nxjerrë me delikatesë maskat. Përdorini në mbrëmje, në lëkurë të pastër në zonën poshtë syve.
Mbajini për 20-30 minuta, hiqni maskat dhe shpërhapni produktin e mbetur me gishta.
Për rezultate më të mira, rekomandohet të pasohet me serumin e syve Retinol Reboot.
Nëse i aplikoni gjatë ditës, atëherë përdorni një krem mbrojtës me SPF 30 ose më të lartë, në zonën e caktuar.
Përdorini çdo ditë, si trajtim i përmuajshëm, ose 2-3 herë në javë. Në rast acarimi në atë zonë, reduktoni përdorimin në 2 herë në javë.
Shënim: Mos i përdorni gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, në lëkurë të irrituar nga dielli ose në plagë.
Përbërësit
Përbërësit
Water, Glycerin, Niacinamide, Carrageenan, Butylene Glycol, Ethyl Hexanediol, Pentylene Glycol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Hexylene Glycol, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Allantoin, PEG – 60 Hydrogenated Castor Oil, Calcium Chloride, Cellulose Gum, Ultramarines, Chlorphenesin, Sucrose, Hydroxyacetophenone, Potassium Chloride, 1,2 – Hexanediol, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Calcium Lactate, Ethylhexylglycerin, Synthetic Fluorphlogopite, Bakuchiol, Propanediol, Caprylyl Glycol, Arginine, CI 77491, Parfum, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Prunus Serrulata Flower Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Rubus Coreanus Fruit Extract, Titanium Dioxide, Trehalose, Betaine, Taurine, Inositol, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Dipalmitoyl Hydroxyproline, Glycine Soja (Soybean) Oil, Caprylic / Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Retinol, Sodium Phytate, Palmitic Acid, Polyglyceryl – 10 Myristate, Tocopheryl Acetate, Bixa Orellana Seed Oil, Tocopherol, Polymethylsilsesquioxane, Silica, Polyglyceryl – 10 Oleate
Mënyrat e pagesës
Mënyrat e pagesës
Mënyra e pagese
Pagesë në dorëzim
Pagesa e porosisë i bëhet postierit në momentin e dorëzimit në adresën e blerësit. Blerësi do të paguajë vlerën e porosisë me para në dorë. Kostoja e transportit është:
- Tiranë FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Tiranë 100 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Tiranë 200 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek
- Rrethe FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Rrethe 150 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Rrethe 300 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek
- Kosovë FALAS për porosi me vlere mbi 12000 Lek
- Kosovë 350 Lek për porosi me vlere nga 6000 Lek - 11999 Lek
- Kosovë 700 Lek për porosi me vlere deri ne 5999 Lek
- Maqedoni FALAS për porosi me vlere mbi 14000 Lek
- Maqedoni 500 Lek për porosi me vlere nga 7000 Lek - 13999 Lek
- Maqedoni 1000 Lek për porosi me vlere deri ne 6999 Lek
(Pagesa në dorëzim është e vlefshme për gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë).
POLITIKA E DËRGIMIT
Metodat e dorëzimit
Porositë e blerjeve dërgohen ekskluzivisht me korrier. Me të përfunduar porosinë e blerjes, Përdoruesi zgjedh adresën postare në të cilën dëshiron të dërgohet porosia, në seksionin “ADRESA E DËRGIMIT”.
Pasi të përfundojë porosia e blerjes, klientit do t'i dërgohet automatikisht një email me detajet e porosisë së tij.
Është e mundur të dërgohen porosi jashtë Shqipërisë.
Kostot e transportit për porositë e blerjeve.
Transporti falas:
Për porositë me një vlerë totale prej 6000 Lek ose më shumë (në Shqipëri) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.
Për porositë me një vlerë totale prej 12000 Lek ose më shumë (në Kosovë) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.
Për porositë me një vlerë totale prej 14000 Lek ose më shumë (në Maqedoni) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.


