Kalo tek të dhënat e produktit
1 nga 14

fler

Ritual Intim - Brisk me 2 koka, shkumë intime 2 në 1 dhe vaj për irritime dhe qime nën lëkurë

Ritual Intim - Brisk me 2 koka, shkumë intime 2 në 1 dhe vaj për irritime dhe qime nën lëkurë

Çmimi normal 6,970.00 Lek
Çmimi normal 7,660.00 Lek Çmimi i shitjes 6,970.00 Lek
Ofertë Shitur
Transporti i llogaritur në arkë.

Seti me 3 produkte të domosdoshme për ty që zgjedh briskun për mirëmbajtjen e zonës intime por ke irritime dhe qime nën lëkure në mënyrë të vazhdueshme.

Përfshin Razor Starter Set me bishtin prej alumini, mbajtese murale dhe  2 koka në ngjyrën bestseller Blush.

Velvet Care 150ml, shkumë intime e formuluar me prebiotikë dhe pH 3.8 për të respektuar florën vaginale dhe për të të  mbajtur të freskët në cdo përdorim e cila përdoret edhe si larës edhe për depilimin e zonës intime

Hoily Drops 15ml, një serum i përqëndruar vajërash antibakterial dhe ushqyes për lëkurën i cili, i kombinuar me dorashken eksfoliuese që vjen në paketim, ndihmon në largimin e irritimeve dhe qimeve nën lëkurë.  

Si edhe Razor Travel Case të kombinuar DHURATË 🎁që jua mban briskun të paster midis përdorimeve dhe të sigurt e tejet praktik gjatë udhëtimeve.

 

Made in Italy - Vegane - Pa Parabene - Pa Sulfate

Përshkrim

Në set do të marrësh:

Razor Starter Set: përfshin dorezën prej alumini të anodizuar, i disponueshëm në 5 ngjyra të ndryshme, dy koka brisku të mbështjella me një unaze lubrifikuese për një depilim sa më të butë, si dhe një mbajtëse murale e përshtatshme për ta mbajtur briskun tënd gjithmonë në një vend ku mund ta gjesh lehtësisht sa herë të të nevojitet.

 Velvet Care: shkumë intime me dy funksione për përdorim të përditshëm, e cila qetëson dhe riekuilibron florën bakteriale vaginale si edhe Ph e vulvës. Parandalon pruritin, irritimet dhe djegiet e bezdisshme në zonën intime. E pasuruar me prebiotikë, ekstrakt tërshëre, acid laktik dhe provitaminë B5 për efekt antibakterial.
Aleate e përkryer për depilimin e zonës intime: kemi zgjedhur përbërësit më të mirë për lulen tënde! 😉

Hoily Drops: vaj qetësues i kombinuar me nje mini dorashkë eksfoliuese të cilët ndërmjet dy depilimeve veprojnë si parandalues i qimeve të bezdisshme nën lëkurë si edhe për ta mbajtur lëkurën të butë, të hidratuar duke larguar irritimet.
Çliron poret dhe ndihmon në parandalimin e folikulitit, qimeve të ngecura nën lëkurë dhe puçrave pas depilimit.
I pasuruar me vaj Tea Tree, vaj Tamanu dhe Bisabolol për të përshpejtuar procesin e shërimit të lëkurës.
E lë lëkurën të lëmuar, të butë, dhe jo të yndyrshme.

Mjaft më me qese plastike apo situata të pakëndshme! Razor Travel Case do të bëhet aleati më i mirë i briskut tënd: mbrojtës dhe kompakt, perfekt për të ruajtur briskun midis dy përdorimeve dhe për të të shoqëruar në të gjitha aventurat e tua duke e mbajtur kokën e briskut të thatë, të pastër dhe të sigurt.

Seti do të vijë në një kuti të te veçante versatile me një model unik: mjafton ta ktheni nga ana tjetër dhe ta ripërdorni në mënyrë kreative për të ruajtur produktet tuaja të reja të preferuara!

Këshillohet për

Brisku:

  • Depilimin e çdo pjese të trupit, edhe për mjekrrën tek meshkujt
  • Çdo tip lëkure përfshirë ato më sensitivet
  • Çdo moshë që nga puberteti

Këllëfi:

  • Mbrojtjen e kokës së briskut gjatë udhëtimeve
  • Ruajtjen e kokës së briskut midis 2 depilimeve
  • Ruajtjen e higjienës dhe zgjatjen e efikasitetit

Shkuma Velvet Care:

  • Përdorim të përditshëm 1-2 herë në ditë
  • Për përdorim të jashtëm
  • Mirëmbajtjen e zonës intime
  • Depilimin e zonës intime

Vaji Hoily Drops:

  • Trajtim dhe parandalimin e qimeve nën lëkurë dhe folikulitit
  • Qetësimin e zonave të irrituara
  • Çdo pjesë të trupit, bikni, sqetulla, këmbë, fytyrë
  • Çdo tip lëkure edhe ato më sensitivet

Përbërës Aktivë

KOKAT E BRISKUT

Aloe Vera, Vaj Jojoba, Vitaminë E

VELVET CARE

PROBIOTIK-BIOECOLIA
Forcon florën mikrobike lokale, përmirëson shëndetin dhe rezistencën e lëkurës.

EKSTRAKT TËRSHËRE
Qetëson lëkurën, zvogëlon skuqjet dhe irritimet.

ACID LAKTIK

Ruan ekuilibrin e pH natyral të zonës intime.

PROVITAMINA B5
Hidraton dhe riparon, duke e mbajtur lëkurën të butë dhe të lëmuar.

HOILY DROPS

VAJ TEA TREE
Antibakterial dhe antioksidant i cili ul inflamacionin dhe përshpejton procesin e shërimit të lëkurës.


VAJ TAMANU
Ushqyes dhe hidratues me veti shëruese dhe rigjenruese për lëkurën.

BISABOLOLO
Qetëson falë vetive të tij antiinflamatore.

VAJ ARRË KOKOSI
I pasur me acide yndyrore, falë vetive të tij antimikrobike ushqen dhe mbron lëkurën.

Si përdoret?

RAZOR STARTER SET

Lag kokën e briskut për të aktivizuar unazën lubrifikuese.

Nëse je lëkurë sensitive depilohu njëherë në drejtim të qimes, më pas kundër qimes.

1 kokë brisku përdoret 5-7 herë për depilimin e gjithë pjesëve të trupit.

Mbas depilimit vendosi këllëfin mbrojtës për ta mbajtur higjenik dhe ruajtur efikasitetin e kokës.

VELVET CARE

Tunde mirë para përdorimit.

Përditshmëri: Apliko një sasi të vogël në zonën në fjalë, masazhoje butësisht dhe shpëlaje me ujë të bollshëm.

Depilim: lyej zonën që do të depilosh me shkumë dhe kryej depilimin me brisk. Nëse je lëkurë sensitive, depilohu në drejtim të qimeve për të shmangur irritimet.

HOILY DROPS

Si hap të parë, gjatë dushit përdor dorashkën eksfoliuese për të larguar lëkurën e vdekur dhe për të hapur poret.

Më pas, në lëkurë të thatë vendos disa pika Hoily Drops në zonat që do të trajtosh.


I përkryer për zonat si bikini, këmbë, sqetulla, por gjithashtu për mjekrrën dhe vetullat.

Përdore çdo ditë për të trajtuar folikulitin.

Përbërësit

VELVET CARE

Aqua (Water), Disodium Laureth Sulfosuccinate, Butane, Ammonium Lauryl Sulfate, Lactic Acid, Propane, Decyl Glucoside, Avena Sativa Kernel Extract (Avena Sativa (Oat) Kernel Extract), Phenoxyethanol, Glycerin, Panthenol, Parfum (Fragrance), Alpha-glucan Oligosaccharide, isobutane, Polyquaternium-44, Menthol, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Potassium Sorbate, Benzoic Acid, Sodium Benzoate

HOILY DROPS

Ricinus Communis Seed Oil (Ricinus Communis (Castor) Seed Oil), Cocoglycerides, Oryza Sativa Bran Oil (Oryza Sativa (Rice) Bran Oil), Prunus Amygdalus Dulcis Oil (Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil), Olus Oil (Vegetable Oil), Vitis Vinifera Seed Oil (Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil), Simmondsia Chinensis Seed Oil (Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil), Macadamia Ternifolia Seed Oil, Melaleuca Alternifolia Leaf Oil (Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil), Calophyllum inophyllum Seed Oil, Bisabolol, Oenothera Biennis Oil (Oenothera Biennis (Evening Primerose) Oil), Borago Officinalis Seed Oil, Linalool, Camelina Sativa Seed Oil, Tocopheryl Acetate, Lavandula Angustifolia Oil (Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil), Helianthus Annuus Seed Oil (Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil), Tocopherol, Limonene, Beta-Sitosterol, Squalene, Geraniol

Mënyrat e pagesës

Mënyra e pagese

Pagesë në dorëzim

Pagesa e porosisë i bëhet postierit në momentin e dorëzimit në adresën e blerësit. Blerësi do të paguajë vlerën e porosisë me para në dorë. Kostoja e transportit është:

- Tiranë FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Tiranë 100 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Tiranë 200 Lek
për porosi me vlere deri ne 2999 Lek

- Rrethe FALAS
për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Rrethe 150 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Rrethe 300 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek

- Kosovë FALAS për porosi me vlere mbi 12000 Lek  
- Kosovë 350 Lek për porosi me vlere nga 6000 Lek - 11999 Lek
- Kosovë 700
Lek për porosi me vlere deri ne 5999 Lek

- Maqedoni FALAS për porosi me vlere mbi 14000 Lek  
- Maqedoni 500 Lek për porosi me vlere nga 7000 Lek - 13999 Lek
- Maqedoni 1000 Lek
për porosi me vlere deri ne 6999 Lek 

(Pagesa në dorëzim është e vlefshme për gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë).

POLITIKA E DËRGIMIT
Metodat e dorëzimit

Porositë e blerjeve dërgohen ekskluzivisht me korrier. Me të përfunduar porosinë e blerjes, Përdoruesi zgjedh adresën postare në të cilën dëshiron të dërgohet porosia, në seksionin “ADRESA E DËRGIMIT”.

Pasi të përfundojë porosia e blerjes, klientit do t'i dërgohet automatikisht një email me detajet e porosisë së tij.

Është e mundur të dërgohen porosi jashtë Shqipërisë.

Kostot e transportit për porositë e blerjeve.

Transporti falas:
Për porositë me një vlerë totale prej 6000 Lek ose më shumë (në Shqipëri) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.

Për porositë me një vlerë totale prej 12000 Lek ose më shumë (në Kosovë) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.

Për porositë me një vlerë totale prej 14000 Lek ose më shumë (në Maqedoni) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.

Shfaq të gjitha detajet