youthlab
Serumi Blemish Control - Lëkurë e Yndyrshme / Prirje akneike 30ml
Serumi Blemish Control - Lëkurë e Yndyrshme / Prirje akneike 30ml
Mundësia e tërheqjes nuk mund të ngarkohej
Serum eksfoliues për përdorim të përditshëm që heq butësisht papastërtitë dhe yndyrën e tepërt
Një serum eksfoliues për përdorim të përditshëm pa përmbajtje vajore, me teksturë të lehtë, që përmbush nevojat e lëkurës së kombinuar/të yndyrshme apo asaj me prirje akneike për çdo moshë. I përshtatshëm për aknet e adoleshencës, aknet në moshë madhore ose edhe ato hormonale.
Përshkrim
Përshkrim
Serumi Blemish Control është një serum eksfoliues për përdorim të përditshëm që pastron butësisht dhe në thellësi papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, largon qelizat e vdekura, shëron dhe mban poret e lëkurës të pastra, duke zvogëluar irritimet, plagët dhe dukjen e poreve.
Një serum eksfoliues për përdorim të përditshëm pa përmbajtje vajore, me teksturë të lehtë, që përmbush nevojat e lëkurës së kombinuar/të yndyrshme apo asaj me prirje akneike për çdo moshë. I përshtatshëm për aknet e adoleshencës, aknet në moshë madhore ose edhe ato hormonale.
Do vëreni si lëkura juaj do të bëhet më e lëmuar, më rrezatuese, më e pastër dhe pa defekte ditë pas dite. Efikas gjithashtu në parandalimin e akneve dhe njollave të errëta.
Duke kombinuar serumin Blemish Control me shkumën aktive Blemish Cleansing Foam, Kremin hidratues ekuilibrues Balance Mattifying, Solucionin Check-Matte dhe Blemish Dots (ngjitëse transparente për puçrrat dhe pikat e zeza), ju mbuloni të gjitha nevojat e një lëkure të yndyrshme ose me prirje akneike.
I testuar dermatologjikisht jo komedogjen, pa parabene, pa gluten dhe pa silikon. Nuk është testuar në kafshë, i përshtatshëm për veganët.
Këshillohet për
Këshillohet për
- Pore të zgjeruara
- Pore të bllokuara
- Shpërthime puçrrash
- Hipersekretim të sebumit, yndyrë dhe shkëlqim
Përbërës Aktivë
Përbërës Aktivë
Eksfoliues falë kombinimit të Acidit Glikolik, Acidit Salicilik dhe anti-inflamatorit Acidit Kapriloyl Salicilik, siguron lëkurë të lëmuar, rrezatuese dhe të hidratuar, dhe forcon barrierën e lëkurës.
Si funksionojnë ata?
Acidi Glikolik: (që i përket acideve a-hidroksi – ΑΗΑ) shpërbën lidhjen e qelizave të vdekura të akumuluara të shtresës sipërfaqësore duke i hapur rrugën qelizave të reja dhe të shëndetshme. Falë eksfolimit, poret nuk bllokohen ndaj nuk krijohen pika të zeza nga sebumi i tepërt.
- Acidi Salicilik dhe Acidi Salicilik Kapriloil (që i përkasin acideve b-hidroksi – BΗΑ) si përbërës që tresin vajin, depërtojnë më thellë në lëkurë. Ato zhbllokojnë poret nga yndyra e tepërt dhe lejojnë acidin glikolik të depërtojë më thellë në lëkurë.
- Ekuilibrimi i niveleve të lagështisë arrihet falë Niacinamidit – një formë vitamine e tretshme në ujë – dhe një biopolisakaridi që – si agjent hidratues – mbërthejnë ujin, duke krijuar kështu një shtresë në lëkurë, për ta qetësuar nga irritimet dhe për të parandaluar dehidratimin.
Si përdoret?
Si përdoret?
Aplikoni 4-6 pika çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, pas pastrimit, në fytyrë, qafë dhe dekolte, ose vetëm mbi puçrra. Lëreni të përthithet dhe më pas aplikoni krem hidratues. Nëse do të ekspozoheni në diell, zgjidhni një krem hidratues me SPF. Mos aplikoni në plagë të hapura.
Mos e aplikoni në lëkurë të ndjeshme ose të dëmtuar dhe shmangni zonën e syve, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Këshillohet të bëhet një test përpara përdorimit: Aplikojeni produktin sipas udhëzimeve në një zonë të vogël, në pjesën e sipërme brenda parakrahut, për të testuar nëse jeni të ndjeshëm ndaj këtij produkti. Nëse keni irritime, shpëlajeni butësisht, ndërprisni përdorimin dhe këshillohuni menjëherë me një mjek.
Përbërësit
Përbërësit
Aqua (Ujë), Denat Alkoholi, Propanediol, Acid Glikolik, Pentilene Glikoli, Niacinamide, Biosakaridi Gum-1, Acid Salicilik Kapriloil, Acidi Salicilik, Fitat Natriumi, Alkohol, Parfum, Polyquaternium-10, Vaj Kastori i Hidrogjenizuar PEG-40, Klorid Sodiumi, Fenoxyetanol, Geraniol, Hexyl Cinnamal, Limonene, Linalool
Mënyrat e pagesës
Mënyrat e pagesës
Mënyra e pagese
Pagesë në dorëzim
Pagesa e porosisë i bëhet postierit në momentin e dorëzimit në adresën e blerësit. Blerësi do të paguajë vlerën e porosisë me para në dorë. Kostoja e transportit është:
- Tiranë FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Tiranë 100 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Tiranë 200 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek
- Rrethe FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Rrethe 150 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Rrethe 300 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek
- Kosovë FALAS për porosi me vlere mbi 12000 Lek
- Kosovë 350 Lek për porosi me vlere nga 6000 Lek - 11999 Lek
- Kosovë 700 Lek për porosi me vlere deri ne 5999 Lek
- Maqedoni FALAS për porosi me vlere mbi 14000 Lek
- Maqedoni 500 Lek për porosi me vlere nga 7000 Lek - 13999 Lek
- Maqedoni 1000 Lek për porosi me vlere deri ne 6999 Lek
(Pagesa në dorëzim është e vlefshme për gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë).
POLITIKA E DËRGIMIT
Metodat e dorëzimit
Porositë e blerjeve dërgohen ekskluzivisht me korrier. Me të përfunduar porosinë e blerjes, Përdoruesi zgjedh adresën postare në të cilën dëshiron të dërgohet porosia, në seksionin “ADRESA E DËRGIMIT”.
Pasi të përfundojë porosia e blerjes, klientit do t'i dërgohet automatikisht një email me detajet e porosisë së tij.
Është e mundur të dërgohen porosi jashtë Shqipërisë.
Kostot e transportit për porositë e blerjeve.
Transporti falas:
Për porositë me një vlerë totale prej 6000 Lek ose më shumë (në Shqipëri) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.
Për porositë me një vlerë totale prej 12000 Lek ose më shumë (në Kosovë) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.
Për porositë me një vlerë totale prej 14000 Lek ose më shumë (në Maqedoni) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.



