youthlab
Serumi Retinol Reboot 30ml
Serumi Retinol Reboot 30ml
Mundësia e tërheqjes nuk mund të ngarkohej
Serum i përmirësuar për ristrukturimin e lëkurës dhe zbehjen e shenjave të plakjes
Stimulon prodhimin e kolagjenit, redukton linjat e imëta dhe rrudhat duke pakësuar bakteret që shkaktojnë akne dhe ekuilibron nivelet e lagështisë.
Përshkrim
Përshkrim
Serumi Retinol Reboot stimulon prodhimin e kolagjenit, redukton linjat e imëta dhe rrudhat duke pakësuar bakteret që shkaktojnë akne dhe ekuilibron nivelet e lagështisë për një ton më të shndritshëm, më të njëtrajtshëm të lëkurës, pa irritime të padëshiruara.
YOUTH LAB ka krijuar Linjën “Retinol Reboot”, një linjë produktesh inovative, tejet efikase, me vitaminë A të gjeneratës së re, e cila energjizon funksionet qelizore që pakësohen me kalimin e kohës dhe “kujton” qelizat të sillen si kur ishin të reja dhe të shëndetshme.
Kjo linjë përshpejton shkallën e metabolizmit qelizor për rigjenerim të shpejtë të tyre dhe rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke rregulluar prodhimin e sebumit dhe duke dhënë një efekt antibakterial. Gradualisht, falë veprimit të saj kumulativ, linjat e holla dhe rrudhat zbuten dhe lëkura rigjen pamjen e saj të shndritshme, të shëndetshme, pa irritime apo thatësi.
Një trajtim intensiv, rigjenerues, që kombinon serumin e avancuar Retinol Reboot për fytyrën, kremin e natës Retinol Reboot dhe serumin intensiv për sy Retinol Reboot, me efekt të lartë rigjenerues.
Të gjitha produktet e linjës janë: Të testuara dermatologjikisht, jo komedogjene, pa paraben, pa gluten dhe të patestuara në kafshë, të përshtatshme për veganët.
Këshillohet për
Këshillohet për
- Çdo tip lëkure
- Lëkurë me papërsosmëri ose tendencë për
- Rosacea/skuqje
- Linja & rrudha
- Lëkurë të varur
- Ton jo i njëtrajtshëm i lëkurës
- Teksturë të ashpër
Përbërës Aktivë
Përbërës Aktivë
- Kompleksi Retinal O5: formë e retinaldehidit, i cili është derivati më i afërt i acidit retinoik, synon të përshpejtojë metabolizmin qelizor dhe të përmirësojë shkëlqimin e lëkurës, me efekt mbresëlënës për lëkurën e ndjeshme. Ndërkohë që metabolizohet në acid retinoik rimëkëmb shenjat e plakjes nga dielli.
- Ester i Acidit Retinoik HPR i patentuar: i cili vepron në zemër të qelizave pa shkaktuar irritime, efekt për të cilin njihet acidi retinoik.
- Vitaminë A: lloj i gjeneratës së re, shënjestron menjëherë rigjenerimin e qelizave pasi nuk ka asnjë ndërhyrje të ndërmjetme në fazën e molekulës fillestare, siç ndodh me retinolin. I përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme, si zona e syve. Rezultati? Linja dhe rrudha më të lëmuara, lëkurë më e tërhequr, pamje më e re dhe më e shplodhur.
- Tripeptide bio-mimetike të Matricinës: tripeptide të gjeneratës së re, që synojnë të zbusin palosjet nasolabiale të cilat konsiderohen si më sfidueset, si edhe rrudhat e thella horizontale në ballë dhe linjat në mes të vetullave.
- Kelp Algae Extract: polisakaride që tërheqin dhe “mbushin” rrudhat në çast.
- Acidi hialuronik: hidraton duke rritur densitetin e lëkurës dhe duke zvogëluar shenjat e dehidratimit.
Si përdoret?
Si përdoret?
Tundeni mirë para përdorimit.
Aplikojeni në mbrëmje pas pastrimit të fytyrës, 4 pika në fytyrë dhe qafë dhe më pas aplikoni një krem hidratues, ose (për rezultate më të mira) Kremin e Natës Retinol Reboot.
Fillimisht aplikojeni 3 herë në javë për dy javë. Rritni gradualisht përdorimin derisa ta përdorni çdo natë.
Në rast irritimi, reduktoni shpeshtësinë e përdorimit në dy herë në javë. Nëse efektet vazhdojnë bëni një pushim të shkurtër derisa lëkura të kthehet në normalitet dhe kufizoni përdorimin e tij vetëm në mbrëmje nga një deri në tre herë në javë.
Nëse aplikohet gjatë ditës, atëherë përdorni një krem me faktor të lartë mbrojtës nga dielli, si Kremi i Ditës City Guard Anti-Pollution SPF 50.
Mos e aplikoni në lëkurë të ndjeshme ose të dëmtuar dhe shmangni zonën e syve, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Këshillohet të bëhet një test përpara përdorimit: Aplikojeni produktin sipas udhëzimeve në një zonë të vogël, në pjesën e sipërme brenda parakrahut, për të testuar nëse jeni të ndjeshëm ndaj këtij produkti. Nëse keni irritime, shpëlajeni butësisht, ndërprisni përdorimin dhe këshillohuni menjëherë me një mjek.
Përbërësit
Përbërësit
Butylene Glycol, Propanediol, Pentylene Glycol, Aqua, Glycerin, Diisopropyl Adipate, Isopropyl Palmitate, Retinal, Hydroxypinacolone Retinoate, Palmitoyl Tripeptide-38, N-Prolyl Palmitoyl Tripeptide-56 Acetate, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Hyaluronic Acid, Meadowfoam Delta-Lactone, Swertia Chirata Extract, Xanthophylls, Tocopherol, Panthenol, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Sodium Benzotriazolyl Butylphenol Sulfonate, Parfum, Caprylic/Capric Triglyceride, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Lecithin, Caprylyl Glycol, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Alpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Geraniol, Hexyl Cinnamal, Limonene, Linalool
Mënyrat e pagesës
Mënyrat e pagesës
Mënyra e pagese
Pagesë në dorëzim
Pagesa e porosisë i bëhet postierit në momentin e dorëzimit në adresën e blerësit. Blerësi do të paguajë vlerën e porosisë me para në dorë. Kostoja e transportit është:
- Tiranë FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Tiranë 100 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Tiranë 200 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek
- Rrethe FALAS për porosi me vlere mbi 6000 Lek
- Rrethe 150 Lek për porosi me vlere nga 3000 Lek - 5999 Lek
- Rrethe 300 Lek për porosi me vlere deri ne 2999 Lek
- Kosovë FALAS për porosi me vlere mbi 12000 Lek
- Kosovë 350 Lek për porosi me vlere nga 6000 Lek - 11999 Lek
- Kosovë 700 Lek për porosi me vlere deri ne 5999 Lek
- Maqedoni FALAS për porosi me vlere mbi 14000 Lek
- Maqedoni 500 Lek për porosi me vlere nga 7000 Lek - 13999 Lek
- Maqedoni 1000 Lek për porosi me vlere deri ne 6999 Lek
(Pagesa në dorëzim është e vlefshme për gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë).
POLITIKA E DËRGIMIT
Metodat e dorëzimit
Porositë e blerjeve dërgohen ekskluzivisht me korrier. Me të përfunduar porosinë e blerjes, Përdoruesi zgjedh adresën postare në të cilën dëshiron të dërgohet porosia, në seksionin “ADRESA E DËRGIMIT”.
Pasi të përfundojë porosia e blerjes, klientit do t'i dërgohet automatikisht një email me detajet e porosisë së tij.
Është e mundur të dërgohen porosi jashtë Shqipërisë.
Kostot e transportit për porositë e blerjeve.
Transporti falas:
Për porositë me një vlerë totale prej 6000 Lek ose më shumë (në Shqipëri) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.
Për porositë me një vlerë totale prej 12000 Lek ose më shumë (në Kosovë) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.
Për porositë me një vlerë totale prej 14000 Lek ose më shumë (në Maqedoni) Përdoruesi nuk do të ngarkohet me asnjë kosto transporti.





